
Egnatia e nisi me humbje këtë sezon të ri. Kampionët aktualë u mposhtën 2-0 nga Vllaznia në “Loro Boriçi”.
Por kjo disfatë nuk është bërë “dramë” te rrogozhinasit. Në klub janë optimist se skuadra do të marrë rezultatet pozitive dhe bashkë me tifozët do të shkojnë drejt sukseseve të reja.
Për këtë Egnatia ka nxjerr në shitje abonetë sezonale dhe ka bërë të ditur edhe çmimet e tyre. Çdo tifozë mund të sigurojë abonenë e tij sezonale, duke siguruar kështu edhe vendin e tij në shkallët e stadiumit në çdo ndeshje që rrogozhinasit do të luajnë në shtëpi.
“Familja bardhë jeshile po përgatitet për një tjetër sezon emocionues!
Abonimet për sezonin e ri janë zyrtarisht të hapura!
Bëhu pjesë e udhëtimit tonë dhe siguro vendin tënd në stadium për çdo ndeshje.
Përkrahja jote është forca jonë më e madhe në fushë!
Tribuna VIP 45'000 lekë
Tribuna A 20'000 lekë
Tribuna E 8000 lekë”, shkruan klubi kampionë.