Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E MREKULLUESHME/ Vetëm pak ditë pas operacionit në zemër, Edlir Tetova rikthhet në stërvitje te Egnatia (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
E MREKULLUESHME/ Vetëm pak ditë pas operacionit në zemër,
Egnatia gjate seances stervitore

Egnatia ka nisur përgatitjet për duelin me Dinamon, përballje kjo që do të luhet ditën e dielë në orën 19:00. Duel i vlefshëm për javën e 16-të të kampionat dhe që do të zhvillohet në “Air Albania”.

Por një lajm i mrekullueshëm vjen nga Rrogozhinë. Edlir tetova ka surprizuar futbollistër dhe stafin e skuadrës, teksa është rikthyer të shikojë nga afër përgatitjet e ekipit. E mrekullueshme, pasi siç dihet vetëm pak ditë më parë, timonieri i rrogozhinasve iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurugjikale.

Fatmirësisht operacioni në zemër i shkoi siç duhej dhe duket se Tetova tashmë ka nisur të rikuperohet dhe të marrë vetën. Ndërkohë një tjetër lajm i mirë për Egnatian para duelit me Dinamon është edhe rikthimi i Jefferson, i cili në këtë mënyrë plotëson grupin dhe kjo bën që në duelin ndaj “Bluve” skuadra të jetë e plotë dhe stafi teknik të ketë edhe “luksin” e zgjedhjeve.

E MREKULLUESHME/ Vetëm pak ditë pas operacionit në zemër,
Edlir Tetova duke ndjekur stervitjen e skuadres

 

Poll

Lexo gjithashtu