Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Dua të rikthehem te Vllaznia”, Alen Sherri flet ‘pa doreza’: Një Final Four i bukur duhet të ketë Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
“Dua të rikthehem te Vllaznia”, Alen Sherri flet ‘pa
Alen Sherri

Portieri i Egnatias, Alen Sherri ishte i ftuar në emisionin ‘Sport Fokus’ të moderatores Vjosana Nozllaku ku foli për sezonin që po kalon. Ndër të tjera, gardiani shkodran u shpreh edhe për emcionet e tij në ndeshjen ndaj Vllaznisë, ekipit ku lindi dhe u rrit si lojtar.

Sherri i dha një tjetr sinjal klubit të tij të zemrës duke shprehur dëshirën për një rikthim në të ardhmen.

“Futbolli i ka përballjet me ish-ekipet. Do vi dita që do të përballemi, e rëndësishme është që janë sfida me emocione dhe në fund spektaktorët të jenë të kënaqur.

E prisja të vështirë sfidën, ishim vetëm 1 gol në favor dhe sfida ndryshonte nga momenti në moment pasi luanim në stadiumin e Shkodër ku është shumë e vështirë të luash si skaudër transferte. Nuk e prisja që do të shkonte në atë mënyrë.

Pas kartonit të kuq të Aleksit donim të ruanim rezultatin e ta dërgonim ndeshjen te penalltitë pasi ishte e vështirë të shënonim në ato minuta.

Finalja me Kukësin? Duket e lehtë në letër pasi luan ekipi i parë me të fundit, por duhet vlerësuar maksimalisht. Ndaj ekipeve të forta ka marrë pikë së fundmi. Është trofe dhe të gjithë kanë egon personale për ta fituar. Do të jetë një ndeshje e luftuar.

Duhet të ishim shpallur kampion me formulën e vjetër por kjo skemë është vendosur që në fillim. Në fillim disa ekipe kanë menduar që do t’i favorizojë skema. Kështu si eci sezoni na vjen keq për këtë skemë pasi kemi kryesuar që në fillim. Tani duhet të luajmë ,ta vlerësojmë në maksimum dhe do të kemi rivalët kryesor të kampionatit ku do të ketë ndeshje të forta.

Vendi i 4-të? E vështirë sepse janë 2-3 ekipe, nuk kam ndonjë preferencë. Por, për të patur një Final Four të bukur mendoj se Tirana ka kontigjentin e duhur për ta arrirë.

Sërish me Vllazninë në kampionat? Çdo ndeshje ndaj tyre dhe Partizanit, kanë qenë rivalët më konstant dhe i kemi konsideruar si mini-Final Four. I përgatisim në këtë mënyrë. Në Shkodër episode të vogla ndryshojnë komplet ndeshjen. Shpresoj të kemi marrë mësime nga ndeshjet e mëparshme.

Ndihem i mirëpritur në Shkodër dhe i falenderoj sepse në fund të fundit jam shkodran. E di që është e vështirë të mbështesësh një kundërshtar të Vllaznisë, por jam i kënaqur me afeksionin e tifozëve të Vllaznisë. Ndeshjet me Vllazninë janë të vështira për mua, kam shumë emocion.

Ofertë për rikthim? E kam patur dëshirë edhe kur ika nga Laçi. Nuk e di si janë rrethanat pasi klubi është i pari që ndërmerr hapin. E kam thënë që dua të rikthehem te Vllaznia, vitin tjetër apo në fund të karrierës nuk e di. Unë dëshiroj që një ditë të rikthehem te Vllaznia.

Kobmëtarja? Është priviliegj dhe krenari sepse të përfaqësosh Shqipërinë është ndjejnë e veçantë. Maksimumi për një futbollist. Nuk e prisja pasi e di që Kombëtarja ka hierarki dhe e di ku mund të qëndroj pak a shumë. Megjithatë, dëmtimet e kartonat bëjnë të ndodhin ndryshime. Unë jam gjithnjë i gatshëm”, tha Sherri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga