Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinamo nuk ka ndërmend të ndalet as në Ballsh kundër Bylisit, “finale” mes Elbasanit dhe Partizani! Dy ndeshjet e sotme parashikohen “zjarr” në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo nuk ka ndërmend të ndalet as në Ballsh kundër
Elbasani - Partizani


Ditën e sotme janë planifikuar dy ndeshjet e fundit të javës së 31-të në Superiore. Konkretisht në orën 16:00, Bylis do të pres në stadiumin “Adush Muça” Dinamon.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja vjen pas një momenti të mirë në kampionat, pasi fitoi bindshëm 4 – 1 karshi Elbasanit. Fakti që Bylis ka rënë në pozitën e 9-të të tabelës, e përkthyer me “zonën e ftohtë”, bën që kjo sfidë të marrë trajtën e “finales”.

Në orën 19:00, do të mbahet takimi Elbasani – Partizani. Eliminimi në Kupën e Shqipërisë, mbetet ende “plagë në zemër” për ekipin kryeqytetas dhe një fitore e mundshme do t’i afrojë akoma më shumë “Demat e Kuq” drejt Final Four, pasi Dinamo gjendet vetëm 1 pikë larg.  

Poll

Lexo gjithashtu