Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Dinamo na rrezikoi vetëm te rasti i golit", Marku beson te mbijetesa e Bylisit: Çdo ndeshje do jetë finale, hyjmë në fushë vetëm për fitore

Shkruar nga NEWSPORT
"Dinamo na rrezikoi vetëm te rasti i golit", Marku beson te
Aurel Marku

Sfida në Ballsh mes Bylisit dhe Dinamos përfundoi në barazim, duke lënë të dyja skuadrat të pakënaqura me pikën e marrë. Pas këtij dueli, ka folur dhe lojtari i ndeshjes, Aurel Marku i skuadrës ballshiote. 

"Jam i mërzitur për mënyrën se si shkoi loja. Dinamo na rrezikoi vetëm te rasti i golit, përveç qarkullimit të topit mbrapa. Në këtë fazë të kampionatit, e rëndësishme është çdo pikë dhe brenda grupit jemi të gjithë duke hyrë çdo ndeshje për fitore. Pesë ndeshjet e radhës për ne janë pesë finale dhe do të futemi për 3 pikët.

Sa i përket Dimov, ai është një lojtar me shumë eksperiencë. Na ndihmon dhe flet gjatë stërvitjes, por edhe në ndeshje. Falë tij e kemi më të lehtë për t'u mbrojtur.

Largim nga Bylisi? Me rëndësi është të mbijetojmë, të tjerat janë në plan të dytë për momentin. Mbetet për t'u parë në verë, se nuk i dihet. Fokusin e kam 100% te Bylisi që të shpëtojë sezonin".  

Poll

Lexo gjithashtu