Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Derbi i të pamposhturve në Elbasan, Daja kundër Veselinovic

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi i të pamposhturve në Elbasan, Daja kundër Veselinovic
Aleksandar Veselinovic - Ilir Daja/ Fotomontazh

Derbi padiksutim është ndeshja më e rëndësishme në Superiore, e cila merr vëmendjen e të gjithë sportdashësve. Emocionet e përballjes Dinamo – Partizani prej ditësh kanë “kapluar” tifozët dhe vetë ekipet, ndërsa pritet që në “Elbasan Arena” në orën 17:00 të luhen një takim mjaft i luftuar.

Por nuk do të jetë një derbi dosido, pasi në këtë takim do të jetë një sfidë brenda sfidës. Në fakt këtë ndeshje mund ta quajmë derbi i të pamposhturve në Superiore. Këtu nuk e kam fjalën për ekipet, por për trajnerët e tyre.

Ilir Daja dhe Aleksandar Veselinovic janë trajnerët e pamposhtur ende në Superiore. Që kur kanë nisur aventurën e tyre në këtë sezon ende nuk e dinë se si është shija e humbjes. Ilir Daja ka debutuar në stolin e Dinamos pikërisht në derbi kundër Partizanin, takim që u mbyll në barazim dhe prej 9 ndeshjesh merr rezultate pozitive.

Ndërkohë Veselinovic u ul në stolin e Partizanit në duelin me Teutën, takim që u mbyll 2-0 për kryeqytetasit. Në 10 ndeshje e radhës ka arritur të korrë vetëm rezultate pozitive dhe në “Elbasan Arena” pasditen e sotme do të sfidohen “kokë më kokë” Daja dhe Veselinovic për fitoren.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga