Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Barazimi rezultat i mirë për ne”, Ilir Daja: Lojtarëve u kisha premtuar premio nëse do të fitonin

Shkruar nga NEWSPORT
“Barazimi rezultat i mirë për ne”, Ilir Daja:
Ilir Daja

Elbasani dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi në barazim 1-1. Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja.

“Në momentin që përfundoi ndeshja, pashë lojtarët me kokën ulur. Ju thashë që ngrini kokën, se vetëm ju mund të bënit atë që u bë sot edhe pse kishim mungesa. Kanë dhënë maksimumin, kemi administruar dhe kemi shkuar drejt golit, mund ta kishim dyfishuar rezultatin.

Kemi përdorur të gjithë kontigjentin që kishim në pankinë, vetëm një lojtar 19-vjeçar që nuk e hodhëm në fushë. Besoj që kemi bërë një ndeshje të mirë deri në minutën e 70-të. Më pas kishim probleme, ndërsa rezultatin e kanë mbrojtur vetë lojtarët duke dhënë maksimumin që të paktën sot të mos dilnim pa pikë nga stadiumi i Elbasanit.

Maliqi dhe Meksi? Fillimi i këtij rivaliteti në krahun e djathtë ka ardhur si pasojë e dëmtimit të Meksit, por edhe paraqitjes së mirë të Maliqit. Ky i fundit ka bërë paraqitje të mira. Kanë shkuar në një rivalitet brenda ekipit, që në ndeshje të caktuara për natyrën që ka Maliqi, na bën më shumë ai.

Ndërsa në ndeshje të tjera na bën më shumë punë Meksi. Maliqi pavarësisht se ka luajtur te Erzeni mbrojtës i djathtë, ai është më shumë mesfushor 8 ose krahu. Por tani jemi të kënaqur që kemi dy lojtarë që do rivalizohen me njëri-tjetrin për të funksionuar edhe krahu i djathtë, si krahu i matjë.

Unë do të thoja që ishte krejt normale rënia fizike. Po të shikosh pjesën më të madhe të numrit të ndeshjeve, i ka përballuar një grup i vogël lojtarësh. Pjesa e tjetër kanë qenë lojtarë të ardhur nga dëmtime, apo që vazhdojnë me dëmtime. Do ta kishim atë rënie fizike, sepse nuk është njësoj si me lojtarët e formacionit të parë, apo ato reserve. Ashtu siç shkoi loja në 20 minutat e fundit, barazimi ishte rezultat i mirë edhe për ne.

Pushimi këto ditë? Unë do të thoja që s’do ndikojë në rikuperimin e energjive, pasi do të marrim pushim për t’u shkarkuar nga ana psikologjike. Sot kishin premio nga unë, nëse do fitonin ndeshje mund të kishin edhe të mërkurën pushim. Kur ma kërkuan sot me barazimin, jo i thashë”, u shpreh Ilir Daja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga