Superiore
Java e 31-të të Abissnet Superiore u hap me ndeshjen mes Flamurtarit dhe Vorës në Vlorë, sfidë e cila përfundoi në barazimin 1-1, duke lënë kështu akoma të hapur garën dhe rivalitetin mes skuadrave që luftojnë për të qëndruar në elitë.
Nga ky barazim përfitojnë Tirana dhe Bylis që do t’i luajnë ndeshjet e tyre të radhës sot dhe të hënën, ku do të kenë përballë Egnatian dhe Dinamon.
Distanca me pikë i lejon skuadrat të besojnë ende te matematika, pasi mes vendit të 7-të në të cilin ndodhet Vora dhe atij të 10-të ku është Flamurtari ekziston një hendek prej 5 pikësh.
Ndaj, tek kryeqytetasit dhe ballshiotët ka ende arsye për të besuar në një renditje më të favorshme në përmbyllje të kësaj jave.
Poll
