Teuta – Elbasani është një nga duelet e ditës së sotme që do të luhet në Superiroe. Përballje kjo që do të zhvillohet në “Niko Dovana” duke nisur që nga ora 16:30.
Një takim i cili do të jetë shumë i luftuar dhe ku ekipet do të jenë “dhëmbë për dhëmbë” për 3 pikët e kësaj jave. Durrsakët në shtëpi synojnë vazhdimësinë, ndërsa nuk do ta kenë aspak të lehtë përballë verdhebluve.
Këto të fundit nuk e njohin aspak fjalën “humbje” përballë “Djemve të Detit”. Kjo pasi në 6 duelet direkte mes tyre, Elbasani ia ka dalë të triumfojë 2 herë në kampionat dhe 1 herë në Kupën e Shqipërisë.
Ndërkohë 3 herë të tjera gjithçka është mbyllur në barazim mes tyre. Në këto kushte ekipi i drejtuar nga Enkeleid Dobi përveç pikërve që vlejnë shumë në kampinat do të synojë të “thyejë edhe tabu” ndaj skuadrës së Ivan Gvozdenovic.
