Armando Cungu nuk ka pasur asnjëherë kontakt me Partizanin. Të paktën kështu u shpreh trajneri i njohur në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, ku tregoi se gjithçka e kishte marrë vesh nga miqtë e tij. Lajmet e prodhuara në media nuk e kishin informuar, por disa shokë të tij e kishin pyetur nëse do të ishte në krye të pankinës së Partizanit.
“Zero kontakt. Nuk kam pasur kontakte asnjëherë me Partizanin. E kam marrë vesh përmes disa të njohurve të mi. Lajmet kishin dalë në media, por unë nuk dija gjë. Nuk jam shumë fans i këtyre rrjeteve dhe nuk lexoj. Miqtë që i kishin parë, më thanë, por nuk ka pasur asgjë të vërtetë”, tha ai.
Kujtojm që Partizani aktualisht drejtohet nga trajneri Oltijon Kërnaja dhe dje arriti të merrte një fitore me mjaft vlera duke mposhtur me rezultatin 3-2 Teutën e Durrësit.
