Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Arena e Demave” pret derbin e kryeqytetit, publikohen çmimet e biletave për Partizani-Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
“Arena e Demave” pret derbin e kryeqytetit, publikohen çmimet
Tirana - Partizani

Ditën e sotme u bë e ditur se ku do të luhet derbi i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës. Klubi i kuq zyrtarizoi se përballja e ditës së diel do të zhvillohet në “Arenën e Demave”, si asnjë derbi më parë.

Pak më parë, Partizani ka publikuar dhe çmimet e biletave përsa i përket kësaj supersfide.

“NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVE

FK PARTIZANI - KF TIRANA

E DIEL 9 SHKURT  13:30

"ARENA E DEMAVE"

Stadiumi "Arena e Demave" mirëpret të dielën për herë të parë derbin e kryeqytetit Partizani - Tirana. Ndeshjen reklamë të futbollit shqiptar presim ta shndërrojmë në një ditë feste të Kryeqytetit dhe të përjetojmë së bashku emocione të cilat i përcjell vetëm një përballje e tillë. Të qëndrojmë larg dhunës e të tregojmë vlerat tona qytetare në një stadium model që i përket një klubi legjendë të historisë së futbollit shqiptar me tifozerinë më të zjarrtë dhe më korrekte. Ne jemi një Familje, Ne jemi Partizani…

Ju njoftojmë se për takimin Partizani - Tirana çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit "ARENA E DEMAVE" do të jenë:

Biletat në Tribunat Qëndrore: A dhe B do të kushtojnë 2 500 Lekë

Biletat në Tribunat përballë:

E1, D3 , D2 , D1, C1, C2, C3 do të kushtojnë 1 000 Lekë

Sektori i rezervuar për tifozerinë e Tiranës do të jetë Tribuna E1.

Biletat mund ti siguroni nga dita e premte pranë pikës së shitjes të stadiumit “Selman Stërmasi” çdo ditë 10:00 - 18:00.”, shkruhet në faqen zyrtare të Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga