Tirana do të luajë ditën e sotme ndaj Bylisit ndeshjen e javës së 10-të të kampionatit. Duel që do të zhvillohet në “Selman Stërmasi” në orën 14:00.
Një ndeshje, ku te bardheblutë do të debutojë Ardian Nuhiu. Ky i fundit do të synojë fitoren në debutim për të rikthyer kreyqytetasit te rezultatet pozitive në kampionat.
Te Tirana do të ketë disa ndryshime me ndryshimin e trajnerit. Në klub kanë vendosur të ndryshojnë edhe kapitenin e skuadrës. Kështu i është hequr shiriti Mahamadu Dembele dhe do të kalojë në krahun e një shqiptari.
Saktësisht shiriti pritet t’i kalojë njërit prej Haxhiut ose Tafas, të cilët siç duket kanë fituar besimin e klubit dhe do t’i besohet përgjegjësia për të udhëhequr skuadran drejt rezultateve pozitive.
