Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Alvarez lojtar me shumë kualitet”, Orges Shehi me “këmbë në tokë” pas triumfit në derbi: Problem ka qenë ana psikologjike, për Partizanin ishte ndeshje luksi

Shkruar nga NEWSPORT
“Alvarez lojtar me shumë kualitet”, Orges Shehi me
Orges Shehi

Tirana mori fitore spektakolare me përmbysje në derbi kundër Partizanit, 2 – 1 për bardheblutë e kryeqytetit.

Impakti i trajnerit Orges Shehi në “timonin” e “rekordmenëve” të Shqipërisë është i jashtëzakonshëm në kohë të shkurtër, 6 ndeshje radhazi që nuk humbin në Superiore dhe i largohen “zonës së ftohtë” me 3 pikë diferencë, teksa para disa javësh mbanin vendin e fundit në tabelë. Pas triumfit ndaj Partizanit, Shehi foli për mediat:

“Patjetër, është emcionuese të fitosh derbin, plus pozicionimi ku ishim. Shumë i kënaqur për atë që dhuruam në fushë. E kishim përgatitur ndeshjen që mos të shkonim ultra-ofensiv, për të mos vuajtur për Tabekou dhe Xhixhën.

Më pas morëm direktiva të tjera. Në ndërtim kishim manovra ndryshe nga linjat. U nxituam. Ndryshuam në pjesën e dytë, e cila u ndikua edhe nga rezultati.  

Këto janë ndeshje të mëdha që shojohen dhe i kemi kualitetet. Ndikimi i Alvarez? E kam thënë që është një lojtar me shumë kualitet. Problemet dhe gjendja fizike e vështirësojë në fazën mbrojtëse.

Menduam që nga minuta e 60-të të fusnim Alvarezin, për t’iu marrë më të mirën. Që kur kam ardhur, i kam thënë lojtarëve që keni shumë kualitet.

Ana psikologjike ka qenë problemi më i madh. Për Partizanin ishte ndeshje luksi për të kapur Evropën, ama për ne ishte shumë e rëndësishme. Shpresojë të vazhdojmë me këtë ritëm”.     

 

Poll

Lexo gjithashtu