Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

7 pikë në 3 javë, Moriero s’dëshiron merita: Laçi ekip me zemër, komplimentet u takojnë çunave

Shkruar nga NEWSPORT
7 pikë në 3 javë, Moriero s’dëshiron merita:
Francesco Moriero

Laçi mori një fitore të madhe në shtëpi përballë Egnatias. Skuadra kurbinase ia doli që të triumfonte 2-0 kundër Egnatias kampione në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Superiore. Pas kësaj sfide ka folur trajneri fitues, Francesco Moriero.

“Komplimentet nuk i meritoj unë, por çunat. Është një skuadër që vendos zemrën në fushë. E kemi përgatitur mirë ndeshjen, pasi nuk ishte e lehtë kundër një ekipi kampion. Merita është vetëm e lojtarëve. Çunat vendosen në dispozicion për atë që unë them. Egnatia ndryshoi shpesh modulin e lojës, por ne ishim mirë. Mos të harrojmë që jemi skuadra më e re në kampionat dhe kjo nuk është pak.

Këtu ndihem shumë mirë pasi jam pritur si një person i familjes. Shoqëria dhe klubi më qëndrojnë afër dhe ka shumë besim te unë e te djemtë. Jeta e një trajneri është e varur nga rezultatet, këto e vendosin fatin tonë. Më pëlqen të qëndroj, por akoma s’kemi bërë asgjë”, tha Moriero.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga