Flamurtari
Sulmuesi belg William Baeten u transferua gjatë merkatos së verës nga Steaua e Bukureshtit te Flamurtari me parametra zero. Edhe pse erdhi me pritshmëri të mëdha te ekipi vlonjat, 28-vjeçari ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në Superiore.
Në Kupën e Shqipërisë ka ndodhur e kundërta, 2 gola në 1 ndeshje. Baeten, sëbashku me Luciano Squadrone janë lojtarët më të shtrenjtë nga gjiri i Flamurtarit.
Plotë 6 ndeshje që trajneri i skuadrës vlonjate Francesco Moriero nuk e inkuadron në lojë, pavarësisht se sulmuesin është në kushte të përshtatshme fizike. Moriero nuk ka dhënë një përgjigje konkrete mbi këtë temë, duke lënë akoma më shumë “hije” dyshimi.
Mungesat e sulmuesit William Baeten në 6 ndeshjet e fundit me Flamurtarin
Poll
