Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

5 javë “ferri” në Superiore, Tirana gati për të treguar “dhëmbët”

Shkruar nga NEWSPORT
5 javë “ferri” në Superiore, Tirana gati për të
Tirana - Partizani, duel nga sezoni i kaluar

Kanë kaluar 4 javë në Superiore dhe Tirana ka grumbulluar vetëm 2 pikë. Trajneri Roberto Bordin po përpiqet të sjell stabilitet në lojë dhe rezultate te bardheblutë.

Por nëse i hedhim një vështrim kalendarit të kryeqytetasve në 5 ndeshjet e ardhshme të Superiore, ato do të jenë një “sprovë” për të kuptuar se deri ku është limiti për këtë sezon i klubit më të titulluar në Shqipëri.

Fillimisht, ata do të “përplasin brirët” me Dinamon në datën 27 shtator, për të vijuar në “derbi” kundër Partizanit (3 tetor). Nuk mbaron me kaq. Teuta e Enkeleid Dobi do të sfidojë bardheblutë në 19 tetor.

“Klasikja” e Shqipërisë është “rezervuar” në 25 tetor mes Vllaznisë dhe Tiranës në “Loro Boriçi”. Dueli me Elbasani do mbyll këtë kalendar “ferri”. Ndërsa përfundimi do jap më shumë njohuri se ku janë vërtetë dhe cili do jetë objektivi real për edicionin 2025-2026.

Poll

Lexo gjithashtu