Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

4 ndeshje pa pësuar gol, Tirana "kyç" portën përpara Derbit

Shkruar nga NEWSPORT
4 ndeshje pa pësuar gol, Tirana "kyç" portën
Tirana

Një nga dobësitë më të mëdha të Tiranës këtë sezon ka qenë pësimi i golave. Kjo gjë ka ndryshuar në ndeshjet e fundit.

Kryeqytetasit nuk pësojnë gol prej 4 takimesh. Më shumë se 360 minuta me portën e paprekur, u jep djemve të Erbim Fagut besim për prapavijën.

Ndeshja e radhës është Derbi me Partizanin. E gjithë vëmendja është te kryesfida e javës, që luhet ditën e diel ora 19:00.

Kujtojmë se në ndeshjen e fundit, Tirana fitoi 1 me 0 ndaj Kukësit. Ky takim vlente për Kupën e Shqipërisë, nga ku bardheblutë u eleminuan. Shkak për këtë u bë humbja 2 me 0 në Kukës gjatë ndeshjes së parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga