Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

4 mungesa për Tetovën dhe 2 për Shkëmbin, formacionet e mundshme të Egnatia – Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
4 mungesa për Tetovën dhe 2 për Shkëmbin, formacionet e
Tirana - Egnatia

Egnatia dhe Tirana do të përplasin “brirët” mes tyre në “Egnatia Arena” duke nisur që nga ora 18:00. Një sfidë që është e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit dhe në lojë janë kreu dhe mbijetesa.

Rrogozhinasit synojnë të blindojnë vendin e tyre në klasifikim, ndërsa bardheblutë për t’iu larguar fundit të tabelës. Për këtë përballje do të ketë mungesa në të dyja krahët.

Kështu te kampionët do të mungojnë 4 futbollistë, ndërsa te kryeqytetasit 2 lojtarë. Edlir tetova do të bëjë llogaritë pa Aleksin, Malotën, Ndrecën dhe Dylis. 3 të parët për arsye dëmtimi, ndërsa të fundit për shkak kartonësh.

Ndërkohë Bledi Shkëmbi do të duhet të luajë pa Ismajlin dhe Metën, të cilët kanë mbyllur sezonin, teksa timonieri i kryeqytetasve do të ketë edhe 2 dyshime. Rafael dhe Abah, të cilët vetëm në moment të fundit do të vendoset nëse do të kenë minuta në këtë sfidë apo jo.

Formacionet e mundshme:

Egnatia: Dajsinani, Aliev, Sota, Xhemajli, Fangaj, Voltai, Fernando, Lushkja, Ujka, Kasa, Bakajoko. Trajner: Edlir Tetova.

Tirana: Selmani, Kola, Dembeke, Mici, Vera, Soler, Smaçi, Përgjoni, Ernest, Ndreca, Jarmouni. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga