
Jemi vetëm pak ditë para startit të kampionatit dhe tashmë ekipet kanë nisur t’u japin edhe dorën e fundit përgatitjeve për sezonin e ri. Por përveç stërvitjeve intensive, klubet po punojnë edhe në askepektet e tjera.
Kështu Vllaznia ka menduar të bëjë një postim shumë të rëndësishëm për tifozët për sezonin e ri. Shkodranët kanë hapur aplikimet për abonetë sezonale për të gjithë tifozët që kanë dëshirë për të ndjekur ekipin në Superiore dhe Kupën e Shqipërisë.
Tifozët mund të aplikojnë dhe të zgjedhin edhe vendin e tyre të prefruar, një abone e cila do t’u lehtësojë punë për hyrjen në stadium në të gjitha sfidat që Vllaznia do të luajë në “Loro Boriçi. Ndërkohë çmimet e tyre variojnë në bazë të tribunës që do të zgjedhin.
“KF Vllaznia njofton të gjithë tifozët dhe mbështetësit se, duke nisur nga sot, mund të aplikojnë për t’u pajisur me abonetë sezonale për sezonin 2025/26!
????️Abonetë janë të vlefshme për hyrje në të gjitha ndeshjet që KF Vllaznia do të zhvillojë në stadiumin “Loro Boriçi”, si në Kategorinë Superiore ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë gjatë gjithë sezonit.
???? Për të aplikuar dhe pajisur me abone sezonale 2025/26 ju lutem
Paraqituni pranë stadiumit “Loro Boriçi”
Vizitoni Dyqanin UNIVERSAL (Rrugica krah Ambulancës)
????Ose kontaktoni në: +355 69 60 110 01
Çmimet dhe ofertat sipas tribunave përkatëse i gjeni në linkun shop.vllaznia.al/biletat
Rezervo vendin tënd të preferuar dhe përjeto emocionet e sezonit nga afër
#kfvllaznia #abone”, ka shkruar klubi shkodran.