Tashmë na ndajnë vetëm 10 ditë nga starti i Superiores. Kampionati do të ngre siparin më 18 gusht, ku ekipet do të nisin kështu rrugëtimin e tyre.
Por si çdo sezon tjetër edhe në sezonin e ri “shtegtimet” e ekipeve të Superiores do të vazhdojnë. Kështu Tirana dhe Dinamo janë dy skuadrat që janë te detyruara të luajnë në stadium të tjera.
Bardheblutë kanë “Air Albanian”, por për shkak të ndeshjeve të Kombëtares apo dhe dëmtimeve që ka pësuar shpesh kohët e fundit nga angazhimeve të ndryshme, bëjnë që kryeqytetasit në disa ndeshje të shtegtojnë në një tjetër stadium. Nga ana tjetër “Selman Stërmasi” ka dalë jashtë funksionit të tij, pasi fusha është në një gjendje tmerrësisht të keqe.
Nëse Tirana mban shpresat te “Air Albania”, e njëjta nuk mund të thuhet për Dinamon. “Blutë” nuk kanë një stadium të vetin dhe shtëpia e tyre do të jetë “Elbasan Arena”. Situata për ekipet e tjera është në rregullt, pasi kanë stadiumet e tyre.