Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shqipëria nis rrugëtimin për Europianin, ndeshja e parë luhet në Tiranë

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria nis rrugëtimin për Europianin, ndeshja e parë
Europiani i Futsallit

Kombëtarja Shqiptare e Futsallit do të nisë rrugëtimin në kualifikueset e Europianit 'EURO 2026'.

Kuqezinjtë janë në Grupin 6 së bashku me Danimarkën, Armeninë dhe Kazakistanin.

Ndeshja e parë do të luhet në shtëpi. Shqipëria do të përballet me Kazakistanin më 13 dhjetor në orën 19:00, në 'Tirana Olimpik Park'.

Më 18 dhjetor, Kombëtarja e Futsallit do të zhvillojë sfidën e parë në transfertë ose ndeshjen e dytë në grup kundër Danimarkës, në orën 18:00 në vendin skandinav.

Ndeshjet e grupit do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje dhe jo me takim 'tek'. Dhjetë ekipet e para të çdo grupi do të kalojnë direkt në finalet e Kampionatit Europian të Futsallit, ndërsa tetë skuadrat e dyta më të mira do të shkojnë në fazën 'Play-off', ku ku do të luajnë shanset për t’u kualifikuar në finalet e Europianit të Futsallës.

Ndeshjet e raundit play-off do të luhen nga data 15 - 24 shtator 2025, ndërsa finalet e Kampionatit Europian të Futsallit do të organizohen nga Letonia dhe Lituania në periudhën 18 janar – 8 shkurt 2026.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga