
Përgjatë periudhës Tetor 2023 – Qershor 2024 u zhvillua Projekti “Adventure Sports & Mental and Physical Health in Youth” me të rinj gjimnazistë ekselent nga gjithë Shqipëria. Ky projekt u konceptua i tillë që gjimnazistët me rezultate të shkëlqyera, të përzgjedhur përmes kriterit të notave të diplomës do të zhvillonin aktivitete sportive dhe rekreative në natyrë në 3 qytete të Shqipërisë, Tiranë, Durrës dhe Himarë, në formën e kampingut përgjatë disa fundjavave.
Aktivitetet sportive dhe të rekreacionit, të tilla si Hiking, Climbing, Motobike, Kayak dhe Stand Up Paddle u përshtaten nëpër terrenet të cilat ofrojnë këto zona, nën drejtimin e instruktorëve të certifikuar. Por kryesisht aktivitetet sportive malore dhe detare do të jenë kryefjala e tyre. Në ndërthurrje me këto aktivitete, u zhvilluan edhe trajnime të nevojshme në disa fusha të caktuara, tematikat e të cilave kishin të bënin me të ushqyerin, shëndetin fizik dhe mendor dhe rëndësinë e zhvillimit të aktiviteteve sportive.
Në këtë projekti u angazhuan 300 gjimnazistë të Republikës së Shqipërisë, ndër të cilët 60 prej tyre janë pjesë e shtresave të marxhinalizuara, gjimnazistë me statusin e jetimit, gjimnazistë që vijnë nga familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike dhe gjimnaizstë që i përkasin kategorisë rome dhe egjiptiane.
5 aktivitetet e zhvilluara në kuadër të Projektit “Adventure Sports & Mental and Physical Health in Youth” në mënyrë të përmbledhur paraqiten si mëposhtë:
1. Aktiviteti i parë i zhvilluar ishte ai me vendodhje në Brrar-Boville, në Bashkinë e Tiranës.
Në këtë aktivitet u angazhuan 60 gjimnazistë.
Sportet qe u zhvilluan ishin Motobike nga Brrari drejt Bovillës Volejboll / Futboll Rekreativ.
Tema e leksionit të mbajtur për pjesëmarresit ishte “Stërvitja dhe Ushqimi në Sport”.
2. Aktiviteti i dytë i zhvilluar ishte ai me vendodhje në Liqenin e Farkës, në Bashkinë e Tiranës.
Në këtë aktivitet u angazhuan 60 gjimnazistë.
Sportet qe u zhvilluan ishin Kayak, Stand Up Paddle dhe Volejboll Rekreativ.
3. Aktiviteti i tretë i zhvilluar ishte ai me vendodhje në Kepin e Rodonit, në Bashkinë e Durrës.
Në këtë aktivitet u angazhuan 40 gjimnazistë.
Aktiviteti u zhvillua në 2 (dy) ditë dhe fjetja u realizua në cadra kampingu.
Sportet qe u zhvilluan ishin Kayak, Stand Up Paddle dhe Futboll Rekreativ në rërë.
Tema e leksionit të mbajtur për pjesëmarresit ishte “Obeziteti”.
4. Aktiviteti i katërt i zhvilluar ishte ai me vendodhje në Pezë – Liqeni i Fjollës, në Bashkinë e Tiranës.
Në këtë aktivitet u angazhuan 100 gjimnazistë.
Sportet qe u zhvilluan ishin Hiking nga Peza drejt Liqenit të Fjollës dhe sportet e Volejboll / Futboll Rekreativ.
Tema e leksionit të mbajtur për pjesëmarresit ishte “Ndikimet e Teknologjisë tek të Rinjtë dhe Benefitet e Marrjes me Aktivitet Fizik”.
5. Aktiviteti i pestë i zhvilluar ishte ai me vendodhje në Jalë, në Bashkine e Himarës.
Në këtë aktivitet u angazhuan 40 gjimnazistë.
Aktiviteti u zhvillua në 3 (tre) ditë dhe fjetja u realizua në cadra kampingu.
Sportet qe u zhvilluan ishin Hiking, Climbing dhe Stand Up Paddle.
Tema e leksionit të mbajtur për pjesëmarresit ishte “Parimet bazë të të ushqyerit shëndetshëm”.
Në secilin prej këtyre aktiviteteve, me gjimnazistët u zhvilluan nisma #unëdhetimbrojmëmjedisin, e cila kishte të bënte me ndërgjegjësimin e tyre për mbajtjen pastër të ambjentit, duke pastruar territorin përreth nga mbeturinat e krijuara ndër vite.
Projekti “Adventure Sports & Mental and Physical Health in Youth” u mbështet financiarisht nga Agjensia Kombëtare e Rinisë dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, pas aplikimit të shpallur fitues nga në Thirrjen Nr. III “Për aplikime nga Organizatat Rinore dhe/ose për të Rinjtë, për projekt propozime të dedikuara për rininë”.
Në këto aktivitete u vu re interesi i lartë i gjimnazistëve për të marrë pjesë dhe për tu angazhuar në të gjithë aktivitetet sportive dhe rekreative. Kjo gjë u vërtetua edhe nga aplikimet e marra në shqyrtim, ku mbi 500 gjimnazistë shprehën interes.
Në përfundim, ky projekt me aktivitete plot adrenalinë dhe sfida emocionuese për gjimnazistët përmbushi qëllimet kryesore të saj, aktivizimin sportiv dhe rekreativ të rinisë shqiptarë, në ndërthurrje me njohuritë dhe aspektet mjedisore, kulturore dhe shëndetit (të ushqyerit), si dhe nxitjen e një bashkëjetesë pa paragjykime, pa diferencime, me barazi sociale.
Edicioni i dytë i këtij projekti pritet të rifillojë në Tetor 2024, ku pritshmëritë janë edhe më të mëdha.