Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Nga një vend që braktisej, Shqipëria është kthyer në shtet që adopton sportistë", kryeministri Rama 'thumbon' kritikët: Medaljet i fitoi vendi ynë, hudhrat të hidhen përpjetë

Shkruar nga NEWSPORT
"Nga një vend që braktisej, Shqipëria është kthyer
Kryeministri, Edi Rama

Ditën e sotme në ambientet e Kryeminstrisë po zhvillohet ceremonia e Mirënjohjes për medalistët e Lojërave Olimpike “Paris 2024”. Në këtë ceremoni ka mbajtur fjalën e tij dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Kreu i qeverisë flet për investimet e bëra në sport dhe medaljet e fituara ndër vite. Gjithashtu, Rama nuk la pa ‘thumbuar’ të gjithë ata që kritikuan sportistët e huaj të cilët fituan medalje për Shqipërinë.

“Krijuam një situatë të favorshme për talentet në sport. Shqipëria nga një vend që braktisej nga bijtë e saj sepse nuk u siguronte dot as ushqimin dhe humbiste potenciale që ktheheshin në medalje ari për vendet fqinje, jemi kthyer në një vend që mund të adoptojë edhe fëmijë që vijnë nga vende të tjera.

Nëse do të ishte Shqipëria e djeshme askush nuk do të vinte të kërkonte të përfaqësonte këtë vend. Por sot ka shumë arsye për të ardhur, Shqipëria ka rritur të krijojë një kuadër mbështetës ndër më të sigurtët dhe më tërheqësit në rajon dhe edhe më gjerë.

Hedhja përpjetë e hudhrave ishte se nuk kishim përse të gëzonim për këto medalje sepse nuk ishin të Shqipërisë dhe një rruge pune për t’ja dalë, por medalje që erdhën si rezultat i dy djemve të ardhur nga larg që u gjendën rastësisht këtu.

Këtu janë medaljet e Shqipërisë në kampionatet të ndryshme, që nga Europiane e deri tek Ballkanike, nga 2021 deri sot. Në tre vite Shqipëria ka marrë 538 medalje. Janë medalje të niveleve të ndryshme, por janë të shqiptarët kanë garuar me të tjerë, në rajon e më gjerë. Janë dallëndyshet e para që do të sjellin medalje të reja”, tha kryeministri Rama.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga