Agustin Torassa është një nga lojtarët e huaj më të mirë që ka luajtur në Shqipëri. Fantazisti argjentinas u afrua nga Partizani e më pas provoi fanellën e Flamurtarit e në fund Tiranës me të cilën preku majën duke fituar titullin kampion.
Pas largimit nga Tirana ai vijoi karrierën në Kosovë e më pas në Itali, por zemra nuk i ndahet nga futbolli shqiptar. Nga komentet për derbin Tirana – Partizani deri te ditët e pushimit në Vlorë, 35-vjeçari ishte ditën e djeshme i pranishëm në ndeshjen e Play-Off mes Flamurtarit dhe Apolonisë ku vlonjatët fituan pas penalltive.
A është ky një sinjal rikthimi te Flamurtari apo thjeshtë një vizitë te ‘miq të vjetër’? Kjo mbetet të shihet në merkaton e verës.
Galeria fotografike ()
Poll