
Inter - Vllaznia
Skuadra e vajzave të Vllaznisë është mundur me rezultatin 7-0 nga Interi në sfidën e parë të fazës finale të kualifikueseve të Europa Cup. Ndeshja u zhvillua në Milano, ku italianet dominuan që nga minuta e parë.
Vjazat zikaltre siguruan kualifikimin që në pjesën e parë, duke shënuar katër gola. Autogoli i Bajraktarit, dopieta e Wullaert dhe goli i Detruyer vulosën 4-0 në fraksionin e parë.
Në pjesën e dytë, Interi shënoi edhe tre gola të tjerë me Bugeja dhe dopietën e Polli. Sfida e kthimit do të luhet më 15 tetor në stadiumin “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 18:00.
GOLAT E NDESHJES
Poll