Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Nesër rikthehet Kupa e Shqipërisë për femra, Partizani synon fitoren në Arbanë

Shkruar nga NEWSPORT
Nesër rikthehet Kupa e Shqipërisë për femra, Partizani synon
Partizani - Tirana, femra

Përveç Kupës së Shqipërisë së meshkujve që u rikhtye apo edhe asaj të grupmoshave që përcaktoi finalistët për U-17 dhe U-19, tani radhën e ka të rikthehet Kupa e Shqipërisë për Femra.

Ndeshjet luhen në grupe dhe spikat përballja në kryeqytet mes Gramshit dhe Partizanit. Në fakt, gramshiotet janë vendase, edhe pse takimi luhet në kompleksin sportiv të Dinamos. Kjo zgjedhje ka ardhur për arsye se vajzat blu stërviten përditë në Tiranë dhe fakti se luhet për kompeticionin e dytë për nga rëndësia.

Partizani i vajzave është pretendent për të fituar takimin që zhvillohet në Arbanë dhe nis në orën 14:00. Të kuqet sidoqoftë nuk do ta kenë dhe aq të lehtë, pasi KFF Gramshi ka ndërtuar një ekip goxha të mirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KFF GRAMSH (@kf.gramsh.women)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga