Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Partizani mposht Tiranën në finalen e vogël, finalja e madhe Vllaznia – Apolonia luhet me sistemin VAR

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani mposht Tiranën në finalen e vogël, finalja e madhe
Tirana - Partizani, vajza

Një ndeshje shumë e rëndësishme që do të përcaktojë edhe kampionen e këtij edicioni, prandaj FSHF ka vendosur që takimi final të luhet me sistemin VAR.

Hyrja në “Shtëpinë e Futbollit” për të gjithë tifozët do të jetë falas, ndërsa ndeshja finale do të transmetohet edhe në kanalin MCN 24.

Vllaznia dhe Apolonia janë dy ekipet që kanë bërë mjaft mirë gjatë gjithë edicionit, teksa vajzat kuqeblu pas përfundimit të kampionatit të rregullt e mbyllën në vendin e parë, ndërsa fieraket në të dytin.

Në fazën gjysmëfinale të “Final Four” të dyja skuadra nuk e vendosën aspak në diskutim kualifikimin në finale, teksa Vllaznia dominoi ndaj Partizani, ndërsa Apolonia ndaj Tiranës.

Tani të dyja skuadrat do të përballen së bashku në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, për të vendosur edhe kampionen e edicionit
2023/2024, që do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator në UEFA Champions League.

Sakaq, sot u zhvillua edhe finalja e vogël e vajzave për vendin e tretë/katërt në “Final Four” mes Tiranës dhe Partizanit. Derbi i kryeqytetit u fitua nga Partizani me rezultatin 2-1 dhe vajzat e kuqe e mbyllin në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme, ndërsa Tirana në vendin e katërt.

Partizani mposht Tiranën në finalen e vogël, finalja e madhe
Vllaznia - Apolonia
Partizani mposht Tiranën në finalen e vogël, finalja e madhe
Tirana - Partizani, vajza
Partizani mposht Tiranën në finalen e vogël, finalja e madhe
Tirana - Partizani, vajza

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga