
Apolonia është finalistja e dytë e Final Four në Kategorinë Superiore për vajza. Fierakët mposhtën Tiranën me rezultatin e pastër 2-0 në “Loni Papuçiu”, ndërsa sfida e parë u mbyll në barazim 1-1.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me shumë raste për të dy ekipet. E dyta nisi me ritëm të njëjtë, por në minutën e 65’ ishte Vanesa Levenaj që do të zhbllokonte më në fund shifrat. Nuk vonon shumë dhe vetëm 6 minuta m vonë, kryegolashënuesja e kampionatit Valentina Troka dyfishoi rezultatin.
Në finalen e madhe i pret Vllaznia e cila kaloi Partizanin. Finalja e madhe që do të përcaktojë edhe kampionen e këtij edicioni do të luhet më 13 maj në “Shtëpinë e Futbollit”. Ekipi kampion i “Abissnet Superiore” për vajza do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator në UEFA Champions League.