Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Çfarë turpi”, flet EKSKLUZIVISHT lojtari i Pogradecit që u përlesh: Nuk u bëra asgjë, të gjithë erdhën të më sulmonin

Shkruar nga Leonid Bajrami
“Çfarë turpi”, flet EKSKLUZIVISHT lojtari i Pogradecit
Pamje nga sherri, Suleiman Danladi

Elbasani dhe Pogradeci u përballën ditën e djeshme në një sfidë miqësore, e cila nuk mund të cilësohej më e tillë pas përfundimit të saj. Pas vërshëllimës së fundit të arbitrit, Suleiman Danladi, lojtari i liqenorëve, u përlesh fizikisht me ekipin kundërshtar dhe tifozët që u futën brenda në fushë.

Mesfushori 24-vjeçar ka dhënë një prononcim ekskluziv për “Newsport” sa i përket trazirave që ndodhën ditën e djeshme në “Elbasan Arena”.

“Po luanin futboll, gabimisht dora ime goditi kapitentin e kundërshtarëve në fytyrë. Sapo doja t’i kërkoja falje, të gjithë mu vërulën dhe gjyqtari më ndëshkoi me karton të verdhë për faullin.

Më pas ndeshja nisi sërish, kundërshtarët më godisnin me shkelma pa e pasur topin në këmbë. Në përfundimin e ndeshjes të gjithë erdhën tek unë, nuk u bëra asgjë. Ndoshta u zemëruan sepse takimi përfundoi 2-2. Të gjithë erdhën të më sulmonin, çfarë turpi”, u shpreh mesfushori i Pogradecit. /Leonid BAJRAMI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga