Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Arbitrat shqiptarë do të vendosin drejtësi në ndeshjet Play-Off të Europa & Conference League (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Arbitrat shqiptarë do të vendosin drejtësi në ndeshjet
Europa League dhe Conference League

Kualifikueset europiane kanë hyrë në fazën finale ku do të luhet raundi Play-Off. Të gjitha skuadrat e kualifikuara deri në këtë fazë do të luftojnë për biletat e fundit për grupet finale. Përballjet u zbardhën të enjten, ndërsa UEFA ka emëruar edhe të gjithë arbitrat e ndeshjeve respektive.

Tashmë nuk mungojnë as gjyqtarët shqiptarë. Enea Jorgji do të jetë arbitër kryesor në sfidën PAOK – Shamrock Rovers, e vlefshme për Play-Off të Europa League. Ndihmësit e tij do të jenë Denis Rexha e Ridigert Çokaj, ndërsa i katërt Florian Lata. Në dhomën VAR do të ulen italianët Luca Pairetto e Marco Serra.

Eldorjan Hamiti do të vendosë drejtësi në Conference League, në ndeshjen Panevezys – The Neë Saints. Ai do të asistohet nga Ilir Tartaraj e Xhulio Mani, ndërsa i katërt Kreshnik Cjapi. Dhoma VAR do të jetë po shqiptare duke u përbërë nga Kreshnik Barjamaj dhe Olsion Yzeiraj.

Arbitrat shqiptarë do të vendosin drejtësi në ndeshjet
 
Arbitrat shqiptarë do të vendosin drejtësi në ndeshjet
 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga