
Për herë të parë në histori, Egnatia e mbyll kampionatin e rregullt të Superiores në vendin e parë. Rrogozhinasit e kanë festuar këtë arritje në dhomat e zhveshjes, ndërsa suksesin ia kanë dedikuar ish-kapitenit Raphael Dwamena.
Kujtojmë se Egnatia prej javësh ka siguruar një biletë në “Final 4”. Po ashtu, djemtë e drejtuar nga Edlir Tetova ndodhen në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Sezon fantastik deri tani për Egnatian, që ka dominuar futbollin shqiptar. Objektivi i parë tashmë është fitimi i Kupës së Shqipërisë. Takimi final me Kukësin luhet më 14 maj në stadiumin “Air Albania”.
Poll