Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Humbja me Vllazninë s’kapërdihet lehtë, Elbasanit s’i del e keqja me arbitrat: Episod i rëndë! (REAGIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Humbja me Vllazninë s’kapërdihet lehtë, Elbasanit
Foto ilustruese

Elbasani u mposht mbrëmjen e djeshme në transfertë nga Vllaznia, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 2-1 në favor të shkodranëve.

Megjithatë, klubi “verdheblu” ka reaguar sot në rrjetet sociale, duke shprehur përsëri pakënaqësi për arbitrimin. Elbasani i referohet një situate në minutën e 83-të të ndeshjes, kur rezultati ishte akoma në baraspeshë 1-1.

Pikërisht për atë ndërhyrje të Lleshit ndaj futbollistit të Vllaznisë, u akordua faull nga arbitri kryesor i ndeshjes, Albert Doda. Pikërisht këtë vendim, klubi i Elbasanit e quan gabim të rëndë, duke i bërë thirrje “Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë”.

REAGIMI:

@b.a.sh.f Klubi ynë paraqet këtë ankesë zyrtare lidhur me vendimmarrjen e arbitrit në ndeshjen e fundit, ku u evidentua një tjetër episod i rëndë që ka ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë dhe rezultatin e takimit.

Në minutën 83 të ndeshjes 1-1 rezultati, skuadra jonë ishte në zhvillim të një aksioni të rregullt, ku lojtari ynë ndodhej i vetëm përballë portës, në një situatë të qartë shënimi. Pa u konstatuar asnjë kontakt të parregullt apo shkelje sipas rregullave të lojës, arbitri vendosi të ndërpresë aksionin duke akorduar faull kundër nesh.

Pamjet filmike dhe analiza objektive e momentit tregojnë qartë se nuk ekziston element faulli që të justifikojë këtë vendim. Ky nuk është një rast i izoluar, por një episod i përsëritur gjatë këtij sezoni, ku vendimmarrje të ngjashme kanë penalizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë skuadrën tonë.

Ne kërkojmë nga ana e Federatës:

1. Analizë të detajuar të këtij rasti nga strukturat përkatëse të arbitrimit.

2. Vlerësim profesional të performancës së arbitrit në këtë ndeshje.

3. Marrjen e masave konkrete për të garantuar barazi dhe korrektësi në trajtimin e klubit tonë në vazhdim.

Klubi ynë respekton institucionin e arbitrimit dhe rregullat e përcaktuara nga FIFA dhe UEFA, por njëkohësisht kërkon mbrojtjen e integritetit sportiv dhe parimit të barazisë në garë.

Poll

Lexo gjithashtu