Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Ishim më mirë se Vllaznia”, Gvozdenovic pas humbjes në Shkodër: Jam i kënaqur, le të vazhdojmë kështu

Shkruar nga NEWSPORT
“Ishim më mirë se Vllaznia”, Gvozdenovic pas humbjes
Ivan Gvozdenovic

Vllaznia ka fituar në shtëpi përballë Elbasanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me shifrat 2-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri i verdhebluve, Ivan Gvozdenovic.

“Unë do e nis nga fillimi, jam krenar për skuadrën, luajti shumë mirë. Jam mërzitur për rezultatin, por ne ishim më mirë se Vllaznia për lojën. Me lojën dhe rastet për gol, mentalitetin, jam shumë i kënaqur. Nëse do të vazhdojmë kështu, gjithçka do të shkojë në rregull.

Unë bëra ndërrim kokë më kokë. Zëvendësimet ishin për arsye lodhje, Tsague ishte me karton të verdhë. Lajthia lojtar shumë i mirë, por ishte i lodhur pasi kishte pasur shumë minuta edhe para 3-4 ditësh.

Objektiv specifik i Elbasanit? Unë e thashë shumë herë. Çdo klub ka objektiva, ne jemi Elbasani, klub i madh. Edhe ne kemi objektiva, që nga fillimi i sezonit. Do të bëjmë maksimumin të kapim Europën. Deri tani jemi okej, por kemi shumë punë përpara.

Shkodra shënoi 2 gola me fat. Ndoshta pengoi pak edhe fusha, por Diallo nuk ishte 100%. Mund të provonim në krahun e tij, por ky ishte problem në pjesën e parë. Kthesa ndaj Vorës? Kemi fituar 1-0 në fazën e parë, tani të shohim, do të luftojmë në fushë”, tha Gvozdenovic.

Poll

Lexo gjithashtu