Superiorja do të rikthehet shumë shpejt sërish në fushë. Këtë herë për llogaritë e javës së 25-të të kampionatit. Ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë e fitores, teksa kjo javë do të luhet e ndarë në 3 ditë.
Të premten do të zhvillohet supersfida Egnatia – Dinamo. Takim ky që do të startojë në orën 19:00 dhe do të luhet në “Egnatia Arena”. Përballë do të vihen dy ekipet që ndodhen në “Final – Four”. Rrogozhinasit janë të detyruar për rezultat pozitiv në shtëpi, ndërsa dinamovitët janë të dënuar vetëm për 3 pikët, të cilat iu mungojnë prej disa javësh.
Ndërkohë ditën e shtunë do të sfidohen mes tyre 6 ekipe. Në orën 13:30 do të luhet paralelisht në Elbasan dhe Ballsh. Në “Elbasan Arena” do të përplasen Elbasani – Vora, teksa në “Adush Muça” do të duelojnë Bylis – Vllaznia.
Flamurtari – Partizani është dueli tjetër i rëndësishëm i kësaj jave që do të luhet ditën e shtunë, i cili do të startojë në orën 17:00 dhe do të luhet në Vlorë.
Dhe për ditën e dielë është rezrvuar vetëm 1 ndeshje. Tirana – Teuta do të mbyllë llogaritë e javës së 25-të, teksa në “Selman Stërmasi” do të luftojnë vetëm për fitoren. Takim që do të startojë në orën 13:30.
