Partizani - Tirana
Tirana u mposht për herë të dytë rresht në derbi ndaj Partizanit. Këto të fundit fituan 2-0 ndaj bardhebluve në “Air Albania”, në një duel i cili ishte shumë i luftuar mes skuadrave.
Një disfatë e cila padiskutim vështirëson gjërat për kryeqytetasit, të cilët “humbasin” shansin për t’iu larguar zonës së “ftohtë” të klasifikimit. Me kryeqytetin tashmë vazhdon të mbetet i kuq, ndërsa klubi bardheblu ka bërë postimin e parë pas disfatës në derbi.
Tirana ka postuar disa foto gjatë derbit, ndërsa ka shënuar vetëm rezultatin e këtij dueli. Një postim i “thatë”, ku padiskutim janë të zhgënjyer pas kësaj humbjeje.
View this post on Instagram
Poll
