Në mbrëmje do të luhet dy superndeshje shumë të rëndësishme në Champions League. Paralelisht do të luhet në Angli dhe Spanjë në orën 21:00.
E gjithë vëmendja do të jetë te dueli mes Barcelonës dhe Napolit, me katalanasit që do të kërkojnë fitoren në shtëpinë e tyre. Dueli i parë i zhvilluar në “Diego Armando Maradona” ka përfunduar 1-1 dhe gjithçka është e hapur për kualifikimin.
Ndërkohë në fushë do të zbresë edhe Arsenali. “Topçinjtë” do të presin në shtëpi Porton për të bërë mes tyre llogaritë e kualifikimit në çerekfinalen e Champions. Sfida e parë ka përfunduar në favor të skuadrës portugeze dhe ekipi i Mikel Artetës kërkon përmbysjen e rezultatit për të kaluar në fazën tjetër në këtë kompeticion.
Skuadrat kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të sfidave:
Barcelona - Napoli