Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vëmendja te derbi, zbardhet AXHENDA e javës së 16, ndeshjet në dy ditë dhe orare të ndryshme

Shkruar nga NEWSPORT
Vëmendja te derbi, zbardhet AXHENDA e javës së 16, ndeshjet

Kategoria Superiore mbyll sot javën e 15-të me derbin e kryeqytetit. Pas këtij dueli, vëmendja do spostohet në javën e ardhshme, e cila do luhet në dy ditë dhe dy orare të ndryshme. Shtyrja e sezonit ka bërë që kalendari të qëndrojë I ngjeshur, teksa skuadrat do rikthehen në fushë të diel dhe të hënë.

Të dielën e 24 janarit do zhvillohen tre ndeshje në dy orare të ndryshme. Në 13:45, Kukësi pret Bylis, Skënderbeu luan me Apoloninë, ndërsa Vllaznia dhe Kastrioti luajnë në 16:45. E hëna e 25 janarit sheh sërish dy duele. Në 13:45 Tirana luan me Laçin në "Selman Stërmasi" dhe Teuta pret Partizanin në 16:45.

Java 16 - Kategoria Superiore

E diel, 24 janar

13:45 Kukësi - Bylis

13:45 Skënderbeu - Apolonia

16:45 Vllaznia - Kastrioti

E hënë, 25 janar

13:45 Tirana - Laçi

16:45 Teuta - Partizani

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga