Janë luajtur ditën e sotme dy ndeshje të vlefshme për javën e 13-të në kampionatin maqedonas. Në këto dy sfida ishin 3 ekipe shqiptare protagoniste. Shkupi u përball në shtëpi me Vardarin, ndërsa Shpëtim Duro dhe Struga e tij luajtën kundër Shkëndijes së Tetovës.
Vardari vazhdon të jetë “viktima” e preferuar e shqiptarëve. Pas humbjes 4-0 që mori përballë Strugës javën e kaluar, ata u mundën edhe nga Shkupi. Ekipi shqiptar triumfoi me rezultatin e pastër 2-0 me goalt e Vosha dhe Kuka. Me këtë fitore Shkupi mbetet në vendin e parë me 28 pikë, ndërsa Vardari “blindon” fundin e klasifikimit me 11 pikë.
Në krahun tjetër Shpëtim Duro ka fituar në derbin kuqezi të shqiptarëve përballë Shkëndijës. Struga e Duros fitoi me rezultatin 2-1 më përmbysje. Si fillim për tetovarët shënoi Krasniqi, teksa për përmbysjen menduan Compaore dhe Radeski. Që nga minuta e 62’ Erald Çinari la Shkëndijën me 10 lojtarë pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Me këtë fitore Struga shkon në vendin e 2-të me 27 pikë, një më pak se Shkupi kryesues. Ndërsa Shkëndija në vendin e 3-të me 25 pikë të grumbulluara.
[caption id="attachment_711549" align="alignnone" width="621"] Struga - Shkëndija[/caption]