
Hollanda do të përballet me Argjentinën në një duel të zjarrtë gjatë 90 minutave. Faza e çerekfinaleve do të startojë ditën e nesërme dhe trajnerët po bëjnë planet e tyre të fundit për të dhënë më të mirën në ndeshjet e tyre.
Hollandezi Van Gaal ka zbuluar një detaj tejet interesant, pasi ka kontaktuar ish lojtarin e tij te Bayern dhe Manchester United, Bastian Schëeinsteiger, për të mërrë këshilla në ndërtimin e strategjisë kundër Argjentinës.
“Argjentina është një pretendent kryesor në sytë e mi, me lojtarë shumë të mirë në skuadrën e tyre. Padyshim që nuk mund të them atë që më tha Bastian për Argjentinën. Por kam mësuar diçka prej tij. Ndonjëherë dëgjoj gjëra që nuk i kam dëgjuar ende nga skautët e mi, ai është një person fantastik dhe profesionist. Bastian ishte një lojtar që luante me tru. Dhe futbolli është gjithashtu një lojë që duhet luajtur me tru, unë fola për këtë me lojtarët e mi sot.