
Winful Cobinah është padyshim një nga lojtarët kryesorë të organikës bardheblu te Tirana. Mesfushori afrikan ka dhënë një intervistë të veçantë për Fun Zone ku ka rrëfyer aventurën e tij te 24-herë kampionët e vendit. Në fjalën e tij, ai u shpreh:
“Shpresojmë të vazhdojmë pak në këtë mënyrë. Trajneri ka ndryshuar mënyrën tonë të lojës. Na bën të futemi në fushë, të luajmë pak për qef. Pra, s’kemi presion kur luajmë. Titulli na shijon më shumë nëse luajmë në fushë. Federata do ta zgjidhë këtë. Është momenti që të jepet një zgjidhje sepse ne po presim.
Si është të shënosh në derbi? Është një ndjenjë e bukur. Është momenti më fantastik i karrierës tënde. Kishte 6 vite që s’fitohej një derbi. Ishte një gjë e madhe, ishte emocionuese. Besoj se ai gol ka qenë ogur i mirë për vazhdimësinë.
Zëvendësimet? Nuk e parandjej zakonisht kur do të ndërrohem. Por në ndeshjet e mëdha dua të tregoj vlerën, dua të luaj fort. Kam pritur momentin e duhur, stimulohem kur jam ndeshjet e mëdha.
Egbo? Ai është vërtetë trajner i mirë. Kam një kimi më shumë. Ka bërë një punë të përkryer.
Çfarë të pëlqen më shumë në Shqipëri? Më pëlqen gjithçka në Shqipëri, janë njerëz të mirë. Shpresoj të vazhdojë në këtë mënyrë.
Vajzat shqiptare? S’kam qenë në një marrëdhënie me një vajzë shqiptare. Vajzat shqiptare janë të bukura, por unë s’kam menduar të martohem me to. Më pëlqen që kur luaj dhe shoh vajza të bukura, por s’do të diskutoj më shumë.
Sharjet? Kam mësuar, por s’do t’i them këtu. Fjalët e pista
te Tirana mi ka mësuar Batha.
Partizani? Nuk do të ishte mirë të transferohesha nga Tirana te Partizani. Do të
më dukej vetja tradhtar. Më bën pak konfuz.
E ardhmja? Kontratat dhe lidhjet janë personale”, përfundoi ai.