
Myrto Uzuni ka folur në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin “Tibo Gol”. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka prekur një sërë temash, duke u ndalur veçanërisht te kombëtarja shqiptare.
Beratasi tregoi se është gati për t’iu bashkuar kuqezinjve, ndërsa theksoi se para ekipit të tij zgjedh Shqipërinë.
“Në çdo skuadër që kam luajtur, gjithë trajnerët më kanë dhënë besimin. Në këtë mënyrë jap 120 përqind kur luaj.
Granada luan një ditë para Kombëtares? Granada ndodhet në një vështirësi pikësh sepse janë shumë ekipe aty afër. Por, për mua është shumë e rëndësishme të luash me Kombëtaren. Nëse Shqipëria më thërret, unë nuk do ta mendoj dy herë.
La Liga apo Al Nassr? Mendoj se në këtë moment që ndodhem do të zgjidhja La Liga-n. Al Nassr është ekip që e zgjedh kur do të lësh futbollin. Unë kam luajtur kundër CR7-tës dhe kam shënuar kundër Juventusit.
Tifozët femra në Spanjë? Unë s’para dal nga shtëpia. Unë nuk kam pasur asnjëherë dëmtim dhe kjo për shkak të regjimit. Tifozët këtu janë shumë të çmendur pas ekipit. Biletat janë gjithmonë të shitura. Unë tani kam rinovuar me Granadan. Por, më kanë ofruar kontratë të re nëse ngjitemi në La Liga”, ka thënë ai.