Manchester United është rikthyer protagonist në ndeshjet e fundit në Premier League. “Djajtë” renditen të 3-të në klaisifikim, teksa janë kualifikuar edhe në çerekfinalen e Europa League.
Por vëmendja te skuadra e Manchesterit nuk është vetëm te ndeshjet, por edhe te merkato e verës. Që tani drejtuesit kanë piketuar yjet e Europës për t’i transferuar në “Old Trafford”.
I pari që udhëheq listën e dëshirave të United është sulmuesi i Napolit. Victor Osimhen pëlqehet shumë nga drejtuesit të cilët kanë menduar t’i bëjnë një dhuratë të tillë Erik ten Hag. 24-vjeçari këtë sezon ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në 19 raste.
Gjithashtu përveç sulmuesit nigerian, një tjetër objektiv është edhe mesfushori i Ajax. Mohammed Kudus shikohet si “regjizori” i duhur për mesin e “Djajve” dhe në këtë mënyrë do të tentohet edhe transferimi i tij.
[caption id="attachment_682595" align="alignnone" width="300"] Victor Osimhen, Napoli[/caption]
[caption id="attachment_682596" align="alignnone" width="300"] Mohammed Kudus, Ajax[/caption]