
Milani do të luajë të shtunën e 30 dhejtorit përballë Sassuolos në kuadër të javës së 18-të të Serie A. Sfida që do të zhvillohet në “San Siro” do të startojë në orën 18:00. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për Milanin që kërkon rikthimin tek fitorja. Por më e “sikletshme” kjo sfidë është për Stefano Piolin. Për këtë të fundit e ardhmja në pankinën e “Djallit” është në mëdyshje dhe italiani kërkon me doemos 3 pikët.
Është pikërisht Pioli që ka dalë para gazetarëve në konferencën rutinë para kësaj sfide. Tekniku thur elozhe për tifozerinë e Milanit, teksa flet për të ardhmen e tij, por edhe merkaton e janarit.
“Ne kemi një tifozeri të jashtëzakonshme, që bie në sy sidomos në momentet tona të vështira. Është një trashëgimi që duhet ta ruajme, pasi ndodh shumë rrallë që të kesh një tifozeri të tillë.
Kemi punuar me kujdes gjatë kësaj jave. Jemi të përqendruar për të rregulluar të tashmen, por nesër nuk do të jetë mundësia jonë e fundit.
Nuk kam biseduar me presidentin Cardinale. E pashë për herë të fundit një muaj më parë. Këto ditë i kam kaluar dhe nuk mendoj për të ardhmen time. Duhet të mendojmë për të tashmen e Milanit. Klubi është gati të ndërhyjë në merkat o për të mbuluar problemet e dëmtimeve.
Jemi një grup që punon për t’u përmirësuar dhe rritur. Jemi bashkë dhe punojmë të gjithë së bashku. E meta jonë e vetme është se nuk kemi patur vazhdimësi.
Unë nuk kam frikë, thjesht dua që skuadra të shprehë të gjithë potencial që zotëron. Duhet të jemi kompakt dhe të sulmojmë kundërshtarët në momentin e duhur.
Sassuolon e kemi studuiuar. Ata pësojnë shumë, por edhe shënojnë shumë. Duhet të përfitojmë nga vështirësitë e tyre në mbrojtje. Janë një ekip që dinë të intepretojnë saktë ndeshje të caktuara, kanë cilësi.
Çfarë ndryshimi do të bëja nga viti 2023? Nuk më duhet as ta them, është lehtë të imagjinohet…”, e ka mbyllur fjalën e tij Pioli, duke iu referuar kështu 5 ndeshjeve të humbura përballë Interit.