Futbolli shqiptar nuk ka rifilluar ende. Pavarësisht takimeve të shumta qeveri-Liga Profesioniste, akoma nuk është gjetur një zgjidhje për katër kërkesat. I ftuar në Sport News te News 24 është Alban Xhaferri, sponsori i Vllaznisë. Ai u shpreh se futbolli duhet të vazhdojë sa më shpejt, pasi bojkoti e ka arritur qëllimin e vet.
”Shpreson që të filloj futbolli sa më shpejtë. Kërkesat janë të drejta. Kryeministri ka thënë që kërkesat janë të drejta. Sinjalet janë kontradiktore pas takimit Duka-Rama. Duhet ndarë se si do vazhdojë kjo situatë. Bojkoti është një masë ekstreme. Këto premtime janë bërë tani e ca vite. Këtu duhet të nisë ndryshimi te ligji i sponsorizimive.
Unë kam bërë disa propozime që të vazhdojnë protestat, ku të shkojmë deri te ulja e faktorit të opozitës. Duke pasur situatën e bojkotit, protestat janë të kufizuara. Duhet të vazhdohet, por bojkoti e ka arritur qëllimin e vërtetë. Qeveria në vetvete e ka marrë mesazhin. Ka modalitete të tjera. Kjo nuk është nismë politike, por ka patur ndërhyrje të tyre. Ka patur debate, por kemi qënë njëzëri. Kemi patur një dakortësi” – tha Xhaferri.