
Pas humbjes me Bolognan, tekniku zikaltër Simone Inzaghi u duk i zhgënnjyer në konferencën për shyp. Për “Sky” trajneri e mori përsipër fajin për humbjen në “Dall’Ara”.
“Pjesën e parë nuk ishim ne, pjesën e dytë morëm masa, po krijonim diçka por më pas pësuam. Jemi të zemëruar sepse mund të benim më shumë”, shprehet Inzaghi.
“Në shtëpi bëni më mirë? Në San Siro kemi paraqitje të shkëlqyera. Jashtë shtëpisë është e pamjaftueshme, Kam folur për këtë me ekipin, sepse tani kemi humbur avantazhin që kishim ndaj kundërshtarëve për zonën Champions.
Pika kthesës? Ajo që na mungon është përqëndrimi dhe vendosmëria çdo tre ditë. Është e vërtetë që kemi shpenzuar shumë të mërkurën, por duhet të bëjmë më shumë. Duhet të jemi të kthjellët, të analizojmë dhe të kuptojmë arsyen e këtyre rënieve pas ndeshjeve europiane. Nuk ndihem i tradhtuar nga skuadra, ata më kanë dhënë gjithmonë gjithçka. Unë jam përgjegjës kryesor”, ka përfunduar Inzaghi.