Shkodran Mustafi, Toni Kroos dhe Luka Modriç kanë hyrë në mesin e dhjetë futbollistëve më të mirë në Euro 2016 pas ndeshjeve të zhvilluara deri më tani. UEFA përmes barometrit të saj për matjen e formës së futbollistëve, përfshirë të gjitha statistikat e futbollistëve bën përzgjedhjen e futbollistëve më të mirë pas çdo ndeshje që zhvillohet në Euro 2016. “Socar Player Barometer” e rendit Mustafin si futbollistin e tretë më të mirë në Euro 2016, pas Dimitri Payet dhe Toni Kroosit.