Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

UEFA ndryshon rregullat për kualifikimin në Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA ndryshon rregullat për kualifikimin në Champions League

Ashtu si kampionati Europian dhe ai Botëror, pritet që të ndryshojnë rregullat dhe në kampionatet e tjerë më në zë të planetit. Gjatë periudhës 3 vjeccare mes vitit 2018 deri në 2021, Champions League pritet që të ketë ndryshime të tjera.

Shtetet më të mëdhenjë të Europës dhe që kanë ekipe me emër si: Anglia, Italia, Gjermania dhe Spanja do të përfaqësohen me 4 skuadra në këtë kompeticion. Përfitimi në këtë rast është shmangia e zonës “play-off”, sepse të katër ekipet e vendeve të para të kampionateve përkatës do të hyjnë direkt në kompeticion. Ky rregull do të hyjë në fuqi në sezonin 2018-2019 të Champions League.

Por, një tjetër propozim, i cili është i rëndësishëm për momentin dhe që nuk mund të anashkalohet është që tre skuadra të kualifikohen direkt në fazën në grupe të Champions dhe e katërta të kualifikohet sipas “meritës historike”.

Që do të thotë: “Merita historike” përkrah skuadrat më të mira ndër vite, si në rastin e Inter, Milan. Benfica, Liverpool. Nëse këto ekipe nuk munden që të kualifikohen nëpërmjet renditjes në kampionat, ato mund të kualifikohen nëpërmjet historisë dhe asaj që kanë dhënë për këtë kompeticion, i cili është më i rëndësishmi për klube në Europë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga