Pak çaste më parë UEFA përmes një lajmërimi zyrtar në faqen e saj në internet ka publikuar axhendën e ndeshjes Shqipëri-Izrael, duke e përcaktuar përfundimisht se kjo sfidë do të luhet në “Elbasan Arena” dhe jo në Shkodër.
Takimi do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 20:45.
Pesë ditë më parë, newsport.al njoftoi se ndeshja Shqipëri-Izrael do të luhej në “Elbasan Arena” dhe jo në “Loro Boriçi”.
Ndërkohë që ditën e sotme, ky lajm ekskluziv i newsport.al është konfirmuar dhe zyrtarizuar nga UEFA. Ndryshimi i stadiumit ka ardhur për arsye sigurie.

Faksimile e faqes zyrtare te UEFA-s qe njofton se ndeshja Shqiperi-Izrael do te luhet ne “Elbasan Arena”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.