Rubin Hebaj u transferua në këtë merkato dimri në Uzbekistan në ekipin e Andijon. Sulmuesi shkodran u largua pas një performance pozitive me skuadrën e Teutës. Së fundmi, ai është rikthyer sërish në Shqipëri.
Është mjeku i Vllaznisë, Ilirian Haxhaja që ka treguar se shtatlarti i fazës ofensive ka përfunduar në klinikën e tij të fizioterapisë. Siç duket Hebaj po kërkon të jetë në formë optimale duke u kujdesur për gjithçka para nisjes së aventurës së tij në Uzbekistan. Kujtojmë që në Shqipëri u aktivizua në 15 ndeshje me Teutën duke shënuar 1 gol dhe duke dhënë 2 asiste.
[caption id="attachment_681470" align="alignnone" width="449"] Rubin Hebaj dhe mjeku Haxhaja (m)[/caption]
Poll