
Elvir Maloku është futbollisti më i ri i FK Decic Tuzi në Malin e Zi. 24 vjeçari dy muajt e fundit ishte në planet e Vllaznisë, duke u stërvitur me këta të fundit për afro shtatë javë. Në fund palët nuk ranë dakord për kontratën, me sulmuesin anësor që kalon në kampionatin malazez.
Maloku është produkt I shkollës kroate të futbollit, teksa ka luajtur me Hajdukun e Splitit në Kroaci dhe Aluminj, Gimnasia apo AEK Larnaca në Europë. Më herët Maloku ka qenë pjesë e Kombëtares U21 të Shqipërisë, ndërsa ka luajtur edhe me moshat e Kroacisë.
Poll